9 Dhjetor 2013

Thirrja e dytë për propozime

Ne Konferencën e Shtypit të mbajtur në datën 9 dhjetor 2013 ne Pallatin e Kulturës në Tiranë u shpall Thirrja e Dytë për Propozime (Call for Proposals). Në Konferencë, morën fjalën Zëvendëskryeministri i Qeverisë Shqiptare Z. Niko Peleshi, Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani dhe Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori. Njëkohësisht me konferencën u projektuan edhe fotografi të cilat dokumentuan aktivitet në vijim dhe rezultatet e para të arritura nga13 projektet e financuara nga IADSA në Thirrjen e Parë për Propozime lançuar një vit më parë. Prezentë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve publike shqiptare qëndrore dhe lokale, të cilët kanë përfituar nga financimet e IADSA. Ata prezantuan arritjet në projektet e tyre, së bashku me përfaqësues të Partnerëve, OJQ-ve italiane, enteve lokale italiane dhe Organizmave Ndërkombetare të cilët operojnë prej kohësh në Shqipëri.

Lajme të tjera