18 Maj 2016

Thirrja e Katërt: Ceremonia e shpalljes së fituesve

Thirrjes së katërt për propozime të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA) të çelur më 14 tetor 2015 dhe të mbyllur më 28 janar 2016 iu përgjigjën 57 projekt propozime me një total finacimesh të kërkuar prej 19 milionë Eurosh. Bëhet fjalë kryesisht për projekte që synojnë përmirësimin e arsimit e të shërbimeve social-shëndetësore por edhe për propozime iniciativash në favor të të rinjve, të përfshirjes sociale të grupeve në nevojë si dhe për nxitjen e punësimit të të rinjve. Të shumta ishin edhe projektet e paraqitura që synonin zhvillimin territorial dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm për përmirësimin e territoreve të paeksploruara, mbrojtjen e ambientit por mbi të gjitha për ofrimin e mundësive të reja të punësimit në zonat me emigracion.

Në datën 18 Maj në Tiranë, Ambasadori Alberto Cutillo dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj shpallën finacimin e 11 projekteve të reja të cilët arritën rezultatet më të larta në procesin e përbashkët të vlerësimit të projekt propozimeve të prezantuara në këtë Thirrje sipas vendimit të Komitetit të Menaxhimit të IADSA-s. Ishin prezentë 11 kryetarët e bashkive përfituese të financimit sëbashku me përfaqësues të partnerëve të tyre italianë dhe shqiptarë. Midis tyre kryetarët e qyteteve të mëdha si Tirana, Fieri, Shkodra dhe Elbasani. Në fjalën e tij Ambasadori Cutillo rikonfirmoi rolin thelbësor të Italisë në mbështetje të Shqipërisë dhe se Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit (IADSA) përbën një instrument efikas bashkëpunimi duke kontribuar në krijimin e sinergjive midis subjekte shqiptare dhe italiane, institucioneve publike si dhe shoqërisë civile. Më pas, Ambasadori Cutillo bëri të ditur se dy qeveritë kanë mbyllur pozitivisht negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re konvertimi borxhi prej 20 milionë Eurosh të tjera që sërish do të shkojnë në mbështetje të zbatimit të politikave sociale të qeverisë shqiptare.

11 projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga fondi i finacimit të konvertimit të borxhit në shumën prej 4 milionë Eurosh. Ata i shtohen 31 projekteve të tjera të financuara më parë me një total prej 11.7 milionë Eurosh, 13 prej të cilëve tashmë kanë përfunduar. 11 projektet synojnë përmirësimin e infrastrukturës së shkollave në tre bashki të ndryshme duke ndihmuar në eliminimin e barrierave arkitektonike të cilat pengojnë frekuentimin e tyre nga fëmijët me aftësi të kufizuara; një projekt shkon në ndihmë direkte për vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuara për të favorizuar përfshirjen e tyre sociale; një projekt do të ofrojë shërbime social-shëndetësore për të moshuarit në vështirësi ndërsa tre të tjerë shkojnë për të rinjtë dhe parashikojnë krijimin e hapësirave të pajisura për favorizimin e shoqërizimit dhe krijimin e kushteve për vajzat dhe djemtë të shprehin aftësitë dhe krijimtarinë e tyre; projekti i paraqitur nga Bashkia e Tiranës ka si qëllim përmirësimin e vendbanimit të Romëve në periferi të qytetit për të siguruar përfshirjen e tyre në kontekstin urban; ndërsa dy projekte të tjera synojnë zhvillimin territorial dhe promovimin e turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në zona të paeksploruara dhe të margjinalizuara të vendit. Partnerë italianë të bashkive shqiptare që prezantuan 11 projektet fituese janë Bashkia e Barit, Bashkia e Triestes dhe OJF-të italiane OXFAM Italia, CESVI, ENGIM, VIS Albania, IPSIA.

Lajme të tjera